Rriten sërish çmimet e karburanteve! Ky është vendimi i ri i Bordit të Transparencës

Rriten sërish çmimet e karburanteve! Ky është vendimi i ri i Bordit të Transparencës

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë sërish çmimet e karburanteve në vend. Nafta është shtrenjtuar me 5 lekë për litër, ndërsa benzina me 1 lek. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 12 nëntor, në orën 18:30. Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i naftës me pakicë do të jetë 210 lekë për litër, nga 205 lekë që ishte më parë. Benzina do të shitet jo më shumë se 165 lekë për litër, nga 164 lekë. Për shitjen me shumicë, çmimi i naftës është caktuar 198 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 153 lekë për litër. Çmimi i gazit për automjetet do të jetë 71 lekë për litër me pakicë dhe 59 lekë për litër me shumicë. Ndërsa nafta për...