Tenderi për rikonstruksionin e 4 komisariateve, GJKKO dënon 15 të pandehurit,vetëm dy dënohen me burg
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 15 të pandehurit e dosjes së tenderave për studimin, projektimin dhe supervizimin e rikonstruksionit të katër komisariateve të Policisë ku akuzat lidhen me shkeljen e barazisë në tendera dhe falsifikimin e dokumenteve. Nga 15 të pandehurit, vetëm Denisa Skënderaj dhe Elona Kokalari janë dënuar me nga 6 muaj burg për shkelje të barazisë në tendera. Për pjesën tjetër të të pandehurve, gjykata ka dhënë dënime alternative, përmes punës në interes publik dhe shërbimit të provës. Çështja ndaj ish- sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca po shqyrtohet veçmas pasi ai ka kërkuar gjykim me procedurë të zakonshme. Bëhet fjalë për procedurat e prokurimit që lidhen me katër komisariate në Vlorë komisariatin nr. 4...
Burimi:
zeri.ai