Osmani në Malajzi, do ta hapë Ambasadën e Kosovës në Kuala Lumpur

Osmani në Malajzi, do ta hapë Ambasadën e Kosovës në Kuala Lumpur

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, e cila me ftesë të kryeministrit Anwar Ibrahim, po qëndron në Malajzi në vizitë zyrtare disa ditore e ka quajtur nder të veçantë pritjen që i është bërë në këtë shtet, që është ndër të parët që e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 2008.“Nder i veçantë që, me ftesë të Kryeministrit Anwar Ibrahim, të mirëpritem për vizitë zyrtare në Malejzi, një ndër shtetet e para që ka njohur Republikën ton”, ka shkruar Osmani që ka shpërndarë fotografi nga pritja që i është bërë sot atje.Presidenca ka njoftuar se në Kuala Lumpur, presidentja Osmani do të pritet me një ceremoni zyrtare në kompleksin shtetëror, Bunga Raya.“Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Anwar Ibrahim në...