Në Gjadër nuk ka të zhdukur! Emigrantë janë riatdhesuar nga italianët në vendet e tyre të origjinës

Në Gjadër nuk ka të zhdukur! Emigrantë janë riatdhesuar nga italianët në vendet e tyre të origjinës

Në kampin e Gjadrit nuk ka emigrantë të zhdukur. Burime të sigurta për Top Channel nga brenda kampit por dhe jashtë konfirmojnë faktin se 16 emigrantë janë larguar nga kampi i Gjadrit drejt Italisë. Sipas burimeve thonë se emigrantët janë larguar grupe në ditë të ndryshme nga aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit drejt Italisë. Sipas marrëveshjes së firmosur nga dy qeveritë dy prej emigrantëve janë riatdhesuar e 14 prej tyre presin riatdhesim thonë burime nga zyra e emigracionit. Brenda kampit në Gjadër kanë mbetur 25 emigrantë të cilët presin procedurat për riatdhesim, ndërkaq burime thonë se janë shtuar kapacitetet për akomodim pasi një javët ne vijim pritet të vijnë 60 emigrantë të tjerë.   Top Channel