Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Nga 1 maji rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë
                            Nga data 1 maj do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, pra qytetarët nuk do të përballen më me kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi kishte pushuar së funksionuari, ndërsa rikthehet sërish pas një periudhe dymujore. Udhëtarët që e shfrytëzuan pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi paraqitën dokumentet e identifikimit, për arsye se nga kjo datë për dy muaj rresht u krye përpunimi i të dhënave të sakta i automjeteve.