Balla-Berishës: Po çfarë tavani do ngresh ti?! Biznesi i vogël me zero taksë

Balla-Berishës: Po çfarë tavani do ngresh ti?! Biznesi i vogël me zero taksë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë një takimi me qytetarë theksoi se qeverisja e PS-së ka sjellë lehtësira të ndjeshme fiskale për bizneset. Ai kujtoi se në vitin 2013, bizneset e vogla paguanin një barrë të rëndë fiskale, me 20% TVSH dhe 10% taksë të sheshtë, ndërsa sot, falë qeverisjes së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, ato përfitojnë nga politika e “zero taksës” që do të vijojë deri në vitin 2029. “E meqë jam në një biznes të vogël, po ju them diçka se njerëzit harrojnë. Ky biznes i vogël ku jemi sot këtu paguante në vitin 2013 dy palë taksa. Njëra ishte: TVSH-ja 20% edhe taksa e sheshtë 10%, pra 10 edhe 20, 30%. Ky biznes i vogël, me Edi...