Dashuria e parë e Papa Françeskut: “Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit”, një premtim që u bë profeci

Dashuria e parë e Papa Françeskut: “Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit”, një premtim që u bë profeci

Nga Albert Vataj Përtej madhështisë së një figure fetare, përtej fjalëve të tij që përqafojnë botën me mëshirë dhe dashuri, qëndron një histori e vogël, intime, prekëse, një dashuri adoleshente që nuk mori kurrë formë tokësore, por që ndoshta hapi një portë hyjnore. Historia e Amalia Damontes, vajzës nga lagjja Flores në Buenos Aires, është një rrëfim i pazakontë për fillimin e një rruge që do të çonte drejt fronit papnor. Jorge Mario Bergoglio, djaloshi që do të bëhej Papa Françesku, ishte vetëm 12 apo 13 vjeç kur u dashurua me Amalian. Ata jetonin afër njëri-tjetrit, shkëmbenin shikime të qeta dhe biseda të përzemërta. E kujton ajo me emocion: “Ishte i qetë, serioz, gjithmonë me një libër në dorë… por kishte diçka në sy që...