5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

Këtë herë, në qendër është dosja e 1.6 milionë litrave naftë të importuara nga kompania “Salillari”, për të cilat janë përllogaritur 5.1 milionë euro detyrime fiskale dhe gjobë, por që nuk rezultojnë të jenë arkëtuar. Denoncimi i ri nxjerr në pah një përplasje të fortë brenda Doganave, ku drejtuesi i kontrolleve aposteriore, Ilir Mino, pretendohet se ka refuzuar të ndërhyjë për heqjen e gjobës, ndërsa një ditë më pas është transferuar nga detyra. Në këtë çështje, sipas burimeve brenda administratës, përmendet edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Erald Delilaj, ndaj të cilit ngrihen akuza për presione të vazhdueshme dhe ndërhyrje në trajtimin e dosjes. Bëhet fjalë për një faturë prej 468 milionë lekësh, që përfshin detyrimet fiskale dhe gjobën e përllogaritur nga Dogana e Durrësit...