Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Shëndetësia si e viteve 60″/ Berisha: Do dyfishojmë pagat e mjekëve, lista e barnave si e Italisë
Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian me situatën aktuale të sistemit të Shëndetësisë, shprehet kryetari i PD, Sali Berisha. Në takimin me studentët e Mjekësisë, Berisha deklaron se vendi ynë po përballet me largim masiv të mjekëve për shkak të pagave të ulëta. “Ne kemi mjekë katër herë më pak se mesatarja e BE. Eksodi i mjekëve u bë masiv, nuk ka udhëtim drejt Europës me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën.” Për të ndaluar largimin e tyre, Berisha u zotua për dyfishim të pagave për mjekët. “Ne do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë, do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Nuk do të mund të kesh mjekë as infermierë në spitalet apo në shërbim tonë nëqoftëse...