47-vjeçari aksidenton ukrainasen në Vlorë, si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

47-vjeçari aksidenton ukrainasen në Vlorë, si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

Një 47-vjeçar ka aksidentuar ukrainasen ditën e sotme në Vlorë. 19-vjeçarja ka marrë dëmtime të lehta, teksa po merr mjekimin e nevojshëm në spital. “Sot, në rrugën “Sazani”, shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar një mjet tip furgon, ka aksidentuar shtetasen ukrainase V. P., 19 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv