Rama zbulon dy rekordet e tij: Tek njëri jam për Guinnes

Rama zbulon dy rekordet e tij: Tek njëri jam për Guinnes

Nga Berati ku turin e tij elektoral e nisi me një takim me fermerët e kësaj zone, kryeministri Edi Rama zbuloi edhe dy “rekordet” e tij personale, për të cilat thotë se janë në nivel të Guinnes-it. Sipas kreut të PS, një nga rekordet e ka në nivel kombëtar dhe tjetrin në atë botëror. “Një rekord e kam unë. Dy kam në fakt, një e kam botëror, një kombëtar. Botërori është që jam piktori më i mirë mes kryeministrave në të gjithë botën. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve në të gjithë botës. Këtë nuk ma merr njeri. Ky është Guinnes. Rekordin kombëtar që kam është që nga 1912 të gjithë kryeministrat deri këtu, t’i bashkojnë të tërë kilometrat që kanë bërë në Shqipëri...