Hetimi i kr*mit zgjedhor, drejtori i Rendit: Po verifikohet çdo paligjshmëri

Hetimi i kr*mit zgjedhor, drejtori i Rendit: Po verifikohet çdo paligjshmëri

Katër ditë pas çeljes së fushatës zgjedhore në Lushnjë u arrestua një 38 vjeçar për korrupsion në zgjedhje, pasi i kishte ofruar para një qytetari për të votuar një parti politike në zgjedhjet e 11 Majit. Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Agron Çeli pranon se ka të tjera raste denoncimi për të cilat është duke u punuar për të goditur çdo paligjshmëri. ”Sipas parashikimeve të Kodit Penal, për krimet zgjedhore ne jemi duke i zbatuar përditë me të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e SPAK-ut dhe të prokurorive të rretheve. Ka pasur raste, për të gjitha rastet që kemi marrë njoftim, janë njoftuar strukturat dhe është goditur çdo paligjshmëri që është evidentuar në terren”, tha për A2...