45-vjeçari plagos me mjet prerës bashkëshorten pas një konflikti, 39-vjeçarja dërgohet te Trauma
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij 39-vjeçare, pas një konflikti mes tyre. E plagosura është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar, ndërsa 45-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
syri.net