Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pa Erion Veliajn nuk jemi njësoj”, Gonxhja: Problematikat post-tërmet i zgjidhim brenda vitit
Partia Socialiste synon më shumë se 20 mandate deputetësh në qarkun e Tiranës me rastin e 11 Majit dhe ministri aktual i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpreson të jetë një ndër ta. Blendi Gonxhja, kandidati për deputet i PS-së në listën e hapur në kryeqytet, tha të hënën për emisionin “Ekspres” në RTSH 1 se fushata e tij do të përqendrohet te Njësia 6. Familje të shumta të kësaj njësie, e njohur edhe si zona e Kombinatit, u përballën me pasojat shkatërrimtare të tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. “Njësia 6, sipas të gjitha gjasave, ishte një nga më të vështirat, për shkak të problematikave që vinin nga disa çështje që lidheshin me rindërtimin, tërmetin, ngërçe ligjore, kallëzime, ekspertiza që nuk pranoheshin nga një pjesë...