E premtja e zezë/ Besimtarët ortodoksë dhe katolikë përkujtuan kryqëzimin e Krishtit

E premtja e zezë/ Besimtarët ortodoksë dhe katolikë përkujtuan kryqëzimin e Krishtit

Besimtarë ortodoksë dhe katolikë në të gjithë vendin përkujtuan të Premten e Zezë me ceremoni të veçanta: Procesionin e Epitafit dhe Udhën e Kryqit. Në të gjithë vendin, besimtarët u bashkuan në lutje dhe reflektim në pritje të festës së Pashkëve, që këtë vit përkon të dielën e 20 prillit edhe për besimtarët ortodoksë, por edhe ata katolikë. Besimtarët ortodoksë në Shqipëri kanë shënuar të Premten e Madhe përmes një rituali që kujton Krishtin në kryq. Shërbesa e së Premtes së Madhe, për besimtarët ortodoksë u kryesua nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Në kryeqytet, shërbesa filloi në orën 18:00 dhe u zhvillua me pjesëmarrjen e klerikëve, korit Bizantin dhe besimtarëve,...