4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës japin dorëheqjen

4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës japin dorëheqjen

Lëvizje në Bashkinë e Tiranës. Katër nënkryetarë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Bëhet fjalë për Frida Pashakon, Keti Luarasin, Andi Seferin dhe Jonida Halilin. Sipas tvklan mësohet se po ditën e sotme, pritet të emërohen katër emrat e rinj që do të marrin këto poste. Dorëheqjet ndodhin rreth gjashtë muaj pas arrestimit të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Aktualisht kryeqyteti është me kryetare të komanduar. Anuela Ristani u emërua nga kryeministri Rama në krye të institucionit pas arrestimit të Veliajt.