Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zbardhen detaje të reja nga atentati me katër të plagosur në Tiranë, mbi 20 gëzhoja në vendngjarje
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme kryeqytetin. Katër persona mbetën të plagosur me armë zjarri, ku mes tyre dy janë të mitur.Atentati ka ndodhur afër Tregut Agro-Ushqimor në Lundër, teksa është qëlluar me breshëri plumbash në lëvizje për disa kilometra. Ndërkohë detaje të reja bëhen të ditura ditën e sotme. Mësohet se mbi 20 gëzhoja janë gjetur nga policia, teksa lidhur me autorët uniformat blu nuk kanë ende asnjë shenjë.Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmë mjekësore. Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se tre prej të lënduarve janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa i mituri 11-vjeçar paraqitet në gjendje më të rëndë. “Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur...