Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vr*tet babai i Roan Brahimit, njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt
Vrasje në fshatin Pllanë të Lezhës. I vrari është Gjovalin Prendi. 65-vjeçari është babai i Roan Brahimit, i vrarë më 9 maj 2024 në Virona të Athinës. Policia ndodhet në vendngjarje. Roan Brahimi ose emri i vertetë Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua për vdekje me armë brenda automjetit të tij. Policia greke thotë se ka dyshime që vrasja e tij mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrjeje të nisur nga Shqipëria. Po ashtu, Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës. Roan Brahimi njihej si armiku i Ervis Martinajt.