Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Mos i ktheni shpinën SHBA-ve”, Dhoma Amerikane në Tiranë: Shqipëria mund të përfitojë nga tarifat
Bota gjendet në një udhëkryq ekonomik dhe përfituesit kryesor do të jenë sa shtetet që do të ndërtojnë ura bashkëpunimi aq edhe vendet që nuk do i kthejnë shpinën Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke mbrojtur politikën e re të Donald Trump e cila po çon në një “luftë të ftohtë globale” presidenti i Dhomës Amerikane në Tiranë Grant Van Cleve sugjeron se Shqipëria nuk duhet të distancohet nga SHBA, pasi politika e Trump është negocimi shtet-shtet. “Teksa administrata Trump kërkon të zhvillojë marrëdhënie vend pas vendi, ka mundësi që Shqipëria të përfitojë shumë. Po më rritet gjithnjë e më shumë besimi në rëndësinë që ka Amerika për zhvillimin e Shqipërisë. Po më rritet gjithashtu edhe besimi kur ju them që duhet të forconi marrëdhënien...