Skandal/ Masakër me buldozer në Finiq, qeveria gërmon me mjete të rënda në mes të parkut arkeologjik

Skandal/ Masakër me buldozer në Finiq, qeveria gërmon me mjete të rënda në mes të parkut arkeologjik

Disa turistë të huaj, ditën e djeshme, kanë shkuar në sajtin arkeologjik të Finiqit për të vizituar këtë sajt. Por janë përballur me punimet të cilat po bëheshin aty. Pas gërmimeve në parkun antik të Finiqit nuk qëndrojnë thesar kërkues siç denoncuan turistët në zonë, por punonjës të shtetit që gërmonin në mes të parkut arkeologjik me mjete të rënda si buldozer. Në zonën e mbrojtur ka nisur restaurimi dhe konsolidimi i murit të rrethues, me një vendim të datës 25 korrik 2025, i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas kërkesës së bërë nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.Ndërkohë që institucioni përgjegjës për punimet është Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë. Pikëpyetjet janë të mëdha, jo për faktin që është dhënë leje...