Gërmimet në Parkun e Finiqit! Gonxhe: Restaurime. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: S’ mund të futen mjete të tilla

Gërmimet në Parkun e Finiqit! Gonxhe: Restaurime. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: S’ mund të futen mjete të tilla

PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Disa buldozerë u filmuan nga turistët duke gërmuar mbi rrënoja antike në Parkun e Finiqit. Turistët pretenduan se mund të ishin kërkues thesaresh që po shkatërronin sitin kulturor. Gërmimet hapën diskutim, ku ministri Blendi Gonxhe hodhi poshtë pretendimet e turistëve, duke theksuar se në Finiq po zhvillohen punime të miratuara restaurimi, të cilat po kryhen sipas standardeve dhe procedurave ligjore. "Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit informon publikun se lajmet e qarkulluara mbi praninë e personave të panjohur që po kryejnë gërmime të paligjshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit nuk janë të vërteta dhe përbëjnë keqinformim mbi një proces tërësisht të ligjshëm restaurimi dhe konsolidimi. Aktualisht, në Parkun Arkeologjik të Finiqit po zhvillohen punimet e miratuara dhe të mbikëqyrura nga institucionet përgjegjëse...