Ministri Gonxhja reagon pas denoncimit për punime të paligjshme në parkun arkeologjik të Finiqit: Po mbikëqyren nga institucionet

Ministri Gonxhja reagon pas denoncimit për punime të paligjshme në parkun arkeologjik të Finiqit: Po mbikëqyren nga institucionet

Pas denoncimit për punime të paligjshme në parkun Arkeologjik të Finiqit, ka reaguar ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.  Në një mesazh në rrjetet sociale, Gonxhja shkruan se lajmet nuk janë të vërteta dhe përbëjnë keqinformim mbi një proces tërësisht të ligjshëm restaurimi dhe konsolidimi.  “Sipas njoftimit, aktualisht, në Parkun Arkeologjik të Finiqit po zhvillohen punimet e miratuara dhe të mbikëqyrura nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, si pjesë e projektit “Restaurimi dhe konsolidimi i Murit të Bastionit në Parkun Arkeologjik të Finiqit”, të cilat po kryhen nga subjekti kontraktues “JOGI” sh.p.k., në bazë të vendimit nr. 206, datë 09.04.2021, i rimiratuar me Vendimin nr. 398, datë 25.07.2025, të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale.  Pas disa vitesh pritje, ky projekt i rëndësishëm po...