Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Droga nga Shqipëria në Francë! GJKKO dënon me 10 vite burg kreun e grupit dhe Fabi Isaku, Zabit Fisniku shpallet i pafajshëm
Zabit Fisniku TIRANË-GJKKO ka dënuar në total me 10 vite burg Redian (Refik) Doda dhe Fabi Isaku të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike drejt Francës përgjatë vitit 2022. Ndërkohë i pafajshëm është shpallur Zabit Fisniku i arrestuar po ashtu me urdhër të SPAK. Operacioni i Prokurorisë së Posaçme në bashkëpunim me autoritetet franceze, u zhvillua më korrik të vitit 2024, ku u vendosën në pranga 19 persona, 3 prej te cilëve në territorin shqiptar. Grupi i trafikimit të lëndëve narkotike, që operonte në disa qytete të ndryshme franceze drejtohej nga Redian (Refik) Doda, i cili e koordinonte nga Shqipëria aktivitetin e paligjshëm. Vlera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon vlerën prej 1 milion euro. Sipas SPAK, dërgesat me lëndë narkotike ishin ditore dhe dërgoheshin te grupet e shitjes në qarqet Rhone, Ain,...