Pjesë e grupit të vrasësve me pagesë në Greqi/ Policia gjen armë në shtëpinë e 45-vjeçarit në Shqipëri

Pjesë e grupit të vrasësve me pagesë në Greqi/ Policia gjen armë në shtëpinë e 45-vjeçarit në Shqipëri

Në banesën e prindërve të 45-vjeçarit Dhimiter Meci, në Shqipëri është ushtruar kontroll. 45-vjeçari është i arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Sipas mediave greke kontrollet janë kryer nga policia shqiptare. Gjatë kontrollit, në banesë është gjetur vetëm nëna 84-vjecare e tij, ndërsa dhoma e Dhimiter Mecit, rezultoi  e mbyllur me çelës. Ndërsa autoritetet njoftojnë se kanë gjetur në banesë, 2 Kallashnikovë, 1 pistoletë automatike, dhjetëra fishekë disa prej të cilave brenda qeseve me oriz dhe 5 krehra Kallashnikovi. Sipas mediave greke, këto armë dyshohet se do kalonin ilegalisht kufirin për në Greqi. Policia greke dyshon se grupi prej 4 shqiptarësh dhe 4 grekë, ishte përgatitur për kryerjen e një atentati ndaj një mafiozi grek në Pirea, ndoshta rreth Krishtlindjeve....