Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gërmimet në Parkun Arkeologjik në Finiq për të kërkuar flori? Bie poshtë denoncimi i turistëve, ja si qëndron e vërteta
Top Channel investigoi dhe zbuloi se pas gërmimeve të kryera ditët e fundit në Parkun Antik të Finiqit, nuk qëndrojnë thesarkërkues, siç denoncuan fillimisht turistët, por punonjës të shtetit, të cilët po gërmonin në mes të parkut arkeologjik me mjete të rënda. Në këtë zonë të mbrojtur ka nisur projekti “Restaurimi dhe konsolidimi i murit rrethues”, me një vendim të datës 25 korrik 2025 të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas kërkesës së bërë nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore. Institucioni përgjegjës për zbatimin e punimeve është Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë. Pikëpyetjet janë të mëdha, jo për faktin që është dhënë leje për restaurimin e murit rrethues të sitit arkeologjik, por për mënyrën se si po kryhen këto ndërhyrje. Lejimi...