Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Gjirokastër: Shpërndanin para me fajde, bien në pranga 3 persona
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se jepnin para me fajde të përfituara nga veprimtari kriminale. Të përfshirë në këtë skemë janë dy vëllezër dhe djemtë e tyre, banues në fshatin Kordhocë të Lazaratit. Në pranga ranë R. K. (56 vjeç), L. K. (59 vjeç) dhe P. K. (28 vjeç), ndërsa B. K. (27 vjeç) është shpallur në kërkim. Policia sekuestroi 26 963 200 lekë, 132 760 euro, 42 596 dollarë amerikanë, 8 780 paunde, 10 380 franga, 3145 dollarë kanadezë, 85 720 lira turke, 18 blloqe me shënime, 6 kompjuterë, 6 celularë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimit. Njoftimi i Policisë: Gjirokastër/Finalizohet pas një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive,...