Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rama qetëson kritikët: Diella nuk merr vendime, vetëm përpunon të dhënat
Diella, ministrja virtual me inteligjencë artificiale e qeverisë Rama 4, e përcaktuar ndryshe si shërbyesja e prokurimeve publike me synim luftën ndaj abuzimeve me tenderat, veç vlerësimeve si risi është përballur edhe me kritika dhe pikëpyetje! Kryeministri Edi Rama u kthye përgjigje në aktivitetin për 30 vjetorin e Agjencisë së Prokurimit Publike, ku shpjegoi se Diella nuk do të jetë plotësisht e pavarur, por çdo proces që ajo do të kryejë do të jetë i bazuar mbi ligjet ekzistuese të prokurimeve publike në Shqipëri. “Diella nuk do veprojë në mënyrë totalisht të pavarur nga sytë e të gjithë aktorëve të interesuar. Por, do të jetë në çdo hap e auditueshme nga çdo aktor i interesuar. Sepse, i gjithë procesi i cili do të zhvillohet mes...