Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zjarr në Lezhë/ Merr flakë kamioni i tonazhit të rëndë
Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjte në Lezhë, pranë fabrikës së tullave. Sipas informacioneve paraprake, kamioni ishte i parkuar në momentin kur ka marrë flakë, ndërsa zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.