Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Kim Kardashian, diplomim mes shakasë dhe kritikave: “Nuk e bëra për publicitet”
Kim Kardashian ka folur me sinqeritet për përkushtimin e saj në ndjekjen e karrierës juridike, teksa në episodin e ri të The Kardashians, të transmetuar të enjten, 11 dhjetor, u organizua një festë surprizë për të shënuar diplomimin e saj nga shkolla e ligjit pas gjashtë vitesh studimi. Mes të ftuarve ishte edhe analisti politik dhe avokati Van Jones, personi që e kishte inkurajuar Kim-in të ndiqte këtë program. Në një rrëfim personal, 45-vjeçarja tregoi: “E gjithë kjo rrugëtim kërkoi një ekip. Gjithçka filloi me Van Jones, i cili më rekomandoi këtë program.” Gjatë fjalimit të tij, Jones e quajti hyrjen e Kardashian në botën e drejtësisë penale “një mrekulli”, duke theksuar se ajo solli vëmendjen e publikut në një fushë të vështirë dhe shpesh...