Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Labinot Rexha në qendër të vëmendjes sërish: Gruaja serbe publikon një tjetër fotografi me Labin dhe fëmijën
Disa ditë më parë, rrjetet sociale dhe mediat u përfshinë nga thashethemet se Labinot Rexha, banori i Big Brother VIP Kosova 4, mund të ketë një fëmijë jashtëmartesor. Në rrjet qarkulluan foto ku ai shfaqej me një grua serbe dhe një bebe, nën përshkrimin “gjaku nuk bëhet ujë”, gjë që nxiti diskutime të shumta dhe spekulime. Për të sqaruar situatën, bashkëshortja e Labinotit, Laureta Hoxha, reagoi në një intervistë për Kosova Today, duke mohuar çdo lidhje mes burrit të saj dhe fëmijës. Ajo theksoi se historia ishte thjesht një keqkuptim. Sipas Lauretës, nëna e foshnjës e kishte kontaktuar Labinotin për ndihmë në gjetjen e babait biologjik, i cili gjithashtu mban mbiemrin Rexha. “Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin”, deklaroi Laureta, duke nënvizuar...