Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kërkon drejtimin e SPAK, Musabelliu: Thellojmë bashkëpunimin ndërkombëtar, reduktojmë afatet e paraburgimit
doloreza musabelliu TIRANË- Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu, u shfaq para Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një mesazh të qartë, nëse i besohet drejtimi i institucionit, angazhimi i saj do të përkthehet në vendimmarrje tërësisht të bazuar në ligj dhe rezultate që forcojnë besimin e qytetarëve te drejtësia. Ajo theksoi se betimi për t’iu qëndruar besnike Kushtetutës, ligjeve dhe etikës profesionale ka qenë dhe mbetet udhërrëfyesi i saj në çdo hap të karrierës 21-vjeçare. Doloreza Musabelliu: Nëse më besohet drejtimi i SPAK unë do ta kthej këtë besim në vendimarrje të bazuar në ligj dhe në rezultate që përçojnë besimin e qytetarëve te drejtësia. Betimi im se do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj regullat...