Altin Dumani apo Arben Kraja, Musabelliu: Unë krahasime nuk bëj, kafe në zyrë nuk ofroj…

Altin Dumani apo Arben Kraja, Musabelliu: Unë krahasime nuk bëj, kafe në zyrë nuk ofroj…

dumani, musabelliu dhe kraja TIRANË- Kandidatja për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Doloreza Musabelliu, është duke vazhduar paraqitjen e platformës së saj në KLP, ku nuk kanë munguar as pyetjet e anëtarëve të Këshillit. Ajo y pyet në lidhje me një krahasim mbi punën e drejtuesve të mëparshëm, Altin Dumanit dhe Arben Krajës. Ajo tha se një krahasim i tillë është i vështirë dhe mund të jetë i padrejtë, pasi të dy kanë punuar në kushte të ndryshme. “Në këndvështrimin tim, të bësh një krahasim mes dy drejtuesve që kanë qenë në periudha të ndryshme është e vështirë ta bësh, sepse iu heq ose shton merita kot. Kur u zgjodh zoti Kraja ishim në fillim, ndryshuam godinën, nuk kishim hetuesit, pastaj ishte periudha e Covidit....