Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Rasti i rrallë/ I burgosuri ndërron jetë pas ‘puthjes së vdekjes’ nga e dashura
Nga Joern Karstedt, BILD Në burgun e Lajpcigut në Gjermani kanë ndodhur skena dramatike: Një dorëzim droge, i maskuar si puthje, përfundoi me vdekje. Gruaja që solli pakon fatale pritet të dalë së shpejti para gjykatës. E dashura 24-vjeçare e të burgosurit 23-vjeçar kishte tentuar t’i kalonte atij metamfetaminë (“Crystal Meth”). Thuhet se Laura R. kaloi pa problem kontrollet e burgut të dytë më të madh në Saksoni. Ajo donte të vizitonte partnerin e saj, Mohamed R. – tunizian, i cili mbahej në paraburgim pikërisht për dyshime për tregti droge. Ajo kishte disa gramë drogë, të mbështjellë me letër alumini, të fshehur nën gjuhë. Plani ishte që, gjatë puthjes, t’ia kalonte topth-in në gojë Mohamedit. Por puthja ishte kaq e vrullshme, sa 23-vjeçari e ka...