Të rinjtë largohen drejt BE-së! Europa kërkon profesionistë, Shqipëria ofron punë krahu

Të rinjtë largohen drejt BE-së! Europa kërkon profesionistë, Shqipëria ofron punë krahu

Ekonomia shqiptare vazhdon të prodhojë kryesisht punë me intensitet të lartë fizik dhe pagë të ulët, ndërkohë që tregjet europiane po përballen me mungesë në profesione të kualifikuara. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në BE kërkesa më e madhe është për menaxherë të shitjeve, marketingut dhe zhvillimit, me një shkallë prej 8.4% të vendeve të lira të punës, ndjekur nga punëtorët e prodhimit dhe punonjësit mbështetës të zyrave, të dy me 7.3%. Ndërkohë, tregjet europiane shfaqin mungesë edhe në sektorët e shitjes (6.1%) si dhe në profesionistë të asociuar artistikë, kulturorë dhe të kuzhinës (6.0%), duke dëshmuar se ekonomitë e BE-së po orientohen drejt profesioneve që kërkojnë aftësi teknike dhe menaxheriale. Në kontrast të plotë, të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive...