Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Në garë për kreun e SPAK! Adnan Xholi: Do çoj para luftën kundër krimit e korrupsionit
Kandidati Adnan Xholi po paraqet para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij për drejtimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjatë fjalës së tij, Xholi vlerësoi rezultatet e arritura nga prokurorët e SPAK dhe theksoi angazhimin e tij për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai thkesoi rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të SPAK, si dhe të mbrojtjes së prokurorëve nga sulmet e padrejta, duke i përshkruar ata si pjesë të familjes së tij. Adnan Xholi: E ndjeva privilegjin të aplikoja për shkak se vlerësoj se nga ana formale plotësoj kriteret që përcakton KLP për ngritjen në detyrë, me besimin se kam aftësitë e duhura profesionale për të drejtuar një nga institucionet më të...