Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Korrupsioni/ Skandali i NATO-s ngre pikëpyetje për kontratat e armëve në Tiranë
Në Bruksel ka plasur një skandal që po trondit një prej institucioneve më të blinduara të Perëndimit, Agjencinë e Prokurimeve të NATO-s. Pasojat e hetimit bien mbi Elbit Systems, gjigandi izraelit i industrisë së armëve, i cili së fundmi është bërë edhe partneri më i ri në biznes i qeverisë shqiptare. Edhe një herë tjetër, të krijohet përshtypja se Shqipëria hyn gjithmonë në skenë pikërisht në momentin kur korrupsioni del në shesh. Skandali u bë publik kur prokuroria Federale e Belgjikës lëshoi një urdhër ndërkombëtar arresti për Eliau Eluasvilin, një konsulent italian që akuzohet se ka ndërtuar një rrjet korrupsioni për të manipuluar tenderat e agjencisë së NATO-s. Hetuesit thonë se Eluasvili ka përdorur një seri kompanish të shpërndara në Lituani, Greqi, SHBA dhe Mbretërinë...