Sulm në Detin e Zi, cisterna ruse përfshihet nga flakët pas goditjes së dronëve ukrainas

Sulm në Detin e Zi, cisterna ruse përfshihet nga flakët pas goditjes së dronëve ukrainas

Një tanker që dyshohet se përdorej nga Rusia për të shmangur sanksionet ndërkombëtare është goditur nga dronët detarë ukrainas ‘Sea Baby’ në Detin e Zi. Anija “Dashan”, që lundronte nën flamurin e Komoreve, u përfshi nga flakët pasi u sulmua teksa po i drejtohej portit rus të Novorossiysk me transponder të fikur. Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) publikoi pamje të momentit të sulmit, ku dronët kamikazë shihen duke iu afruar me shpejtësi dhe duke u përplasur drejtpërdrejt në trupin e anijes. Shpërthime të fuqishme dhe re të mëdha tymi u ngritën mbi tanker, i cili sipas SBU-së është çaktivizuar plotësisht. Nuk ka ende informacione për të plagosur. SBU tha se “Dashan” vlen rreth 22.5 milion paund dhe mund të transportonte deri në 55 milion paund...