Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Dhuratat elektorale të Orbanit: kulaç e kërbaç
Viktor Orban HUNGARI- Politikanët e qeverisë hungareze dhe përfaqësuesit e partisë në pushtet Fidesz po e akuzojnë atë për të gjitha llojet e gjërave: Peter Magyar, udhëheqësi i opozitës, kreu i partisë Tisza dhe favoriti për zgjedhjet parlamentare në pranverën e vitit 2026, thuhet se është skllav dhe mercenar i Brukselit. Një agjent i Ukrainës dhe një luftëdashës që dëshiron të rekrutojë me forcë burrat e aftë të Hungarisë. Një sharlatan i korruptuar që po e shkatërron Hungarinë, një abuzues i grave dhe, shkurt, një mashtrues dhe gënjeshtar. Ndoshta e gjithë kjo tingëllon shumë absurde për ta kthyer publikun hungarez kundër hungarezëve. Ajo që është e sigurt është se, pavarësisht fushatës së qeverisë Orbán dhe Fidesz kundër udhëheqësit konservator të opozitës, e cila ka qenë në garë për më...