Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK! Ja katër kandidatët që synojnë “vendin” e Altin Dumanit
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të zhvillojë këtë të enjte (11 dhjetor 2025), mbledhjen për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Procesi pritet të nisë në orën 09:00, me intervistimin e katër kandidatëve që garojnë për postin më të lartë të strukturës speciale pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit. Sipas rendit alfabetik, para anëtarëve të KLP-së do të paraqiten Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Secili prej tyre do të ketë mundësinë të prezantojë vizionin dhe platformën e drejtimit të SPAK-ut, ndërsa më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Këshillit, siç parashikohet nga procedurat zyrtare. Pas përfundimit të intervistimeve, KLP-ja do të kalojë në votim për të...