Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar/ Nipi ekzekuton xhaxhain biznesmen, në kërkime dhe një tjetër

Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar/ Nipi ekzekuton xhaxhain biznesmen, në kërkime dhe një tjetër

Nipi i viktimës që u arrestua për vrasjen në Finikounda të Greqisë më 5 tetor, të xhaxhait të tij pronar i kampingut dhe punonjësit shqiptar, po përballet me akuza edhe për një nga tentativat e mëhershme të eliminimit të të ndjerit Kostas Tomaras. Sipas burimeve të informuara që folën për “Protothema”, i riu akuzohet si nxitës i një prej tentativave të vrasjes kundër viktimës, xhaxhait të tij. Ai akuzohet se në të kaluarën është përpjekur ta heqë qafe, por pa sukses. Diçka që ai arriti ta bënte disa muaj më vonë në bashkëpunim me mikun e tij biznesmen, duke përdorur dy të rinj 22-vjeçarë për vrasjen, nëpërmjet sajimit të një konflikti të rëndomtë në kamping. Sot, dy burrat, nipi dhe biznesmeni, u arrestuan në shtëpinë...