Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Elbasan (Detaje)

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Elbasan (Detaje)

Digjet nga zjarri një banesë në fshatin Kusarth të Njësisë Administrative Bradashesh, në Elbasan. Flakët kanë nisur në katin e parë të shtëpisë, ku mësohet se ka patur materiale të ndryshme. Aktualisht, punonjësit e MZSH Elbasan ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit, për të shmangur çdo përhapje të mundshme drejt pjesëve të tjera të godinës.