Merr flakë banesa në Guras të Korçës, evakuohen familjarët

Merr flakë banesa në Guras të Korçës, evakuohen familjarët

Një banesë ka marrë flakë në fshatin Guras, konkretisht në lagjen e Sipërme të fshatit. Korrespodentja e Top Channel, Dhorjela Çule, raporton se shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Banesa ndodhet afër banesave të tjera në zonë. Aktualisht po evakuohen familjarët. Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Top Channel