Përdhunoi vajzën me probleme të shëndetit mendor dhe e la shtatzëne, Prokuroria dërgon për gjykim autorin

Përdhunoi vajzën me probleme të shëndetit mendor dhe e la shtatzëne, Prokuroria dërgon për gjykim autorin

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një person, pasi abuzoi seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor. Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim personin me inicialet M. Ç., i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. Hetimet nisën pas ankimit të K. Ç., e cila gjatë një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatzënë. Sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, e dëmtuara rezultonte me zhvillim intelektual të ulët dhe me moshë mendore të një fëmije rreth 6 vjeç. Analiza e ADN-së, e kryer mbi mostrën e fetusit të abortuar dhe atë të të dyshuarit, tregoi lidhje gjenetike babë-fëmijë mes tyre. Pas këtij rezultati, e dëmtuara është marrë sërish në pyetje dhe ka deklaruar se...