Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër paqes fiskale: Mungon konsultimi dhe transparenca, tatimet të na përgjigjen për paqartësitë
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka dalë kundër dy projektligjeve të rëndësishme të paqes fiskale që pritet t’u falin mbi 2 miliardë euro detyrime, gjoba e kamatëvonesa bizneseve debitore në Shqipëri. Teksa bizneset investitore nuk janë ftuar për konsultim nga institucionet, Presidenti i Dhomës, Neritan Mullaj, kërkoi një përgjigje të drejtpërdrejtë nga drejtori i Tatimeve për projektligjet që sipas tij nxisin një sistem tolerant dhe jo të balancuar. “Për ne është e rëndësishme të kemi koordinim me zyrën e tatimeve. Por përpara se unë të vijoj me pyetje-përgjigje nga biznesi, do doja një konsideratë për implementimin e paketës së paqes fiskale. Na jepni një konsideratë sesi do të zbatohet. Pavarësisht se nesër do miratohet nen për nen.”, shprehet Neritan Mullaj, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë....