Kaos në Greqi/ Bllokohet porti i Volosit, fermerët nga toka, peshkatarët nga deti

Kaos në Greqi/ Bllokohet porti i Volosit, fermerët nga toka, peshkatarët nga deti

porti i volosit GREQI- Fermerët dhe blegtorët grekë kanë bllokuar portin e Volosit nga toka, ndërsa peshkatarët po e mbajnë atë të bllokuar nga deti, në shenjë proteste për kostot e larta të prodhimit dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria. Protestat janë përhapur në të gjithë vendin, duke përfshirë autostradat kryesore dhe urat strategjike, duke shkaktuar devijime të mëdha të trafikut. Fermerët kanë arritur në portin e Volosit me traktorë dhe po vazhdojnë një bllokadë simbolike. Në hyrje të portit ndodhet një forcë e madhe policore për të ruajtur infrastrukturën. Sindikalisti Christos Pantzios deklaroi se protestuesit nuk kanë ndërmend të krijojnë probleme, por kërkojnë heqjen e kufizimeve të vendosura nga policia. Peshkatarët po përpiqen të bllokojnë portin edhe nga deti, ndërsa fermerët nga veriu i Greqisë...