Sekuestrohen armë, drogë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit. Arrestohet 42-vjeçari

Sekuestrohen armë, drogë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit. Arrestohet 42-vjeçari

Kronikë E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 09:40 Një 42-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi në autobusin që ai drejtonte u gjetën armë zjarri, euro dhe drogë. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D.F. Njoftimi i Policisë:  Finalizohet operacioni policor i koduar “Full scan”. Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe vlerave monetare, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Full...