Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Kronikë e rëndësishme e identitetit tonë kulturor dhe diplomatik në rrethanat e shtetndërtimit
Jusuf Buxhovi: “Vitet e Gjermanisë”, botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2024, faqe 504.Nga Andi Shkodra Vepra “Vitet e Gjermanisë”, e botuar me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe 35-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, paraqet një sintezë kujtimesh dhe vrojtimesh analitike nga dioptria publicistit të njohur, Jusuf Buxhovit, si korrespondentit të përhershëm të gazetës “Rilindja” në Gjermani në 1976-1980 dhe 1994-2008. Vepra ngërthen zhvillime dinamike të fundviteve të shekullit të kaluara, që i paraprinë kthesave të mëdha gjeostrategjike dhe atyre gjeopolitike pas rënies së Murit të Berlinit, që çuan te rënia e bipolaritetit blokist si dhe tranzicionet në vendet e ish dikaturave komuniste. Në kuadër të këtyre zhvillimeve, pamëdyshje se një vend të rëndësishëm, zënë ato që i paraprinë procesit...