Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Takimi i Zelenskyt me liderët evropianë, Ukraina pritet të ndajë me SHBA-në planin e rishikuar të paqes
Ukraina do të ndajë me Shtetet e Bashkuara të martën planin e rishikuar të paqes për t’i dhënë fund luftës së Rusisë, pas bisedimeve në Londër mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë. Kievi, nën trysni nga Shtëpia e Bardhë për ta pranuar sa më shpejt një marrëveshje paqeje, po kërkon ta baraspeshojë një draft të mbështetur nga SHBA-ja, i cili shihet nga shumë si i leverdishëm për Moskën. Takimi i organizuar me nxitim midis kryeministrit britanik, Keir Starmer, presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Friedrich Merz, dhe Zelenskyt, kishte për qëllim forcimin e pozicionit të Ukrainës. Zelensky u tha gazetarëve pas takimit me liderët evropianë se plani i rishikuar përbëhet nga 20 pika, por se ende nuk ka marrëveshje...