Video/ “Kam frikë”, njerka mbyll në kafazin e qenit vajzën 22-vjeçare më aftësi të kufizuar, fqinja bëhet ‘hero’

Video/ “Kam frikë”, njerka mbyll në kafazin e qenit vajzën 22-vjeçare më aftësi të kufizuar, fqinja bëhet ‘hero’

Një grua 22-vjeçare me aftësi të kufizuara u gjet e mbyllur brenda një kafazi qeni në oborrin e një shtëpie në Teksas. Një fqinj, filmoi pamjet dhe telefonoi policinë pasi dëgjoi të renë të lutej e tmerruar: “Duhet të urinoj, kam frikë.” Sipas policisë, viktima ishte lënë jashtë natën, e veshur vetëm me një bluzë dhe pantallona të lehta, ndërsa temperatura ishte 23°C. Ajo u gjet e mbyllur në një kafaz të mbuluar, derën e të cilit Thompson, njërka e vajzës e cila njihej në vend për kujdesin ndaj fëmijëve, e kishte siguruar me kabllo teli. Sipas ‘Daily Mail‘, autoritetet e përshkruan skenën si “tronditëse për ndërgjegjen”. Gruaja u dërgua në spital për vlerësim mjekësor dhe aktualisht është në gjendje të mirë. Gruaja tani përballet...