Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Trump i zhgënjyer nga Zelensky: Nuk është gati për paqen
Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 20:39 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mësohet të ketë thënë se homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është gati të nënshkruajë propozimin e Shteteve të Bashkuara që i jep fund luftës në Ukrainë. Trump ka kritikuar Zelenskyn pasi negociatorët amerikanë dhe ata ukrainas përfunduan tre ditë bisedime që synonin zgjidhjen e kontrasteve lidhur me propozimin e Uashingtonit. Në një takim me gazetarët, Trump ka sugjeruar se lideri ukrainas nuk po lejon që negociatat të ecin përpara. “Jam paksa i zhgënjyer që presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Populli i tij e adhuron, por ai jo”, ka thënë Trump, i cili ka komentuar edhe qasjen e Rusisë. “Rusia, besoj, është dakord me të, por nuk jam i sigurt nëse...